Shoqata e Transportit: Të rritet çmimi i biletës së urbanit

Edhe pse cmimi prej 40 lekësh i transportit publik u kontestua nga qytetarët, sot një tjetër kërkesë është prezantuar, këtë herë për ta rritur sërisht çmimin e biletës. Shoqata e Transportit të urbanave, ka pohuar se kjo kërkesë vjen për shkak të zgjatjes së linjave drejt periferive dhe shtimit të kostove për ta. Kërkesa vjen pasi ky shpenzim nuk mbulohen nga indeksimi i çmimit të një viti më parë që bëri bashkia e Tiranës.

“Rritja e fluksit nuk është propocionale me rritjen e kostos së shërbimit për arsyen e shërbimit, lind nevoja e rishikimit të çmimit të biletës, premtim i kryetarit të bashkisë, bashkia kërkon rinovim të flotës por ne kemi kërkuar 10 vite që të marrim financimet e duhura.”, tha Alush Lame, kreu i shoqatës së Transportit.

Drejtori i Transportit në Bashkinë e Tiranës ka pranuar problemet me linjat urbane. Transporti në Tiranë, strukturë mikes dhe kaotike, licenca të shumta nga komunat dhe bashkia dhe organizim kaotik dhe miksim i transportit publik me atë privat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në fund të vitit do të vijoje kjo situatë për shkak të rikonceptimit me faza. Linjat janë rikonceptuar me frekuenca orare, autobus me kapacitet të lartë, në përfundim të fazës në fillim të 207, nr i autobusëve nga 203 në 290 autobusë dhe mjete me kapacitet të lartë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?