Shoqata për autonomi vendore: Të ndryshohet ligji për pyjet
Shoqata për Autonomine Vendore thotë se ligji aktual për pyjet ka probleme dhe ka nevojë për përmirësime. Në konferencën përmbyllëse të projektit “Pyjet për zhvillim ekonomik lokal”. bashkitë kërkuan ndihmë për menaxhimin e këtyre potencialeve.
Ligji për pyjet ka nevojë për përmirësim. Shoqata për Autonomi Vendore thotë se kuadri ligjor aktual nuk parashikon ndarje të qartë të kompetencave mes pushtetit lokal dhe qeverisë.
Adelina Farrici: Ligji ka nevojë për ndryshim, ka akoma problematika dhe akoma nuk janë bashkitë në një situatë të tillë që të ecin me këmbët e tyre. Kanë nevojë për mbështetje.
Bashkitë e konsiderojnë sfidë përdorimin e këtyre potencialeve dhe kërkojnë ndihmë që menaxhimi i pyjeve të përkthehet në më shumë të ardhura për ekonominë lokale.
“Si kompetencë e re që ishte për bashkitë pas reformës territoriale sigurisht që nuk ishte ndonjë privilegj apo favor i madh. Bashkitë kanë mjaft nevojë të jenë të mbështetura për ti menaxhuar si duhet këto potenciale të rëndësishme”.
Deklaratat u bënë në konferencën përmbyllëse të projektit “Pyjet për zhvillim ekonomik lokal”, qe ka nisur në vitin 2014 dhe është mbështetur nga Qeveria suedeze.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

