Shoqatat e biznesit kritika për Rrugën e Kombit

Shoqatat e biznesit ngrenë shqetësimin se “Rruga e Kombit” nuk plotëson gjithë parametrat e sigurisë rrugore. Sipas tyre një prej nyjeve integruese në krahun verior të segmentit Kukës-Morinë krijon premisa për aksidente automobilistike. Sipas shoqatave të biznesit ajo nuk plotëson parametrat e sigurisë. Sokol Kolgjini, thotë se kjo nyjë krijon premisa për aksidente automobilistike.

“Në mënyrën se si është konceptuar dhe ndërtuar ajo krijon problematika për ndërtuesit e mjeteve sepse i çon në përplasje ballore, që është pika më e rrezikshme e mundëshme. Shkakton aksidentet që e sigurtë që do të jenë me pasoja. Nuk urojmë që të jetë. Problemi i parë është rrezikshmëria që paraqet si nyje, pra zgjidhja që është bërë teknike që ne nuk na duket normale dhe kërkojmë që të rishikohet”.

Sipas Kolgjinit, kjo rrugë është dhe një arsye për të sjellë sa më pak vizitorë. “Kjo minimizon ndjeshëm arsyet pse vizitorët duhet të vijnë në Kukës. Kur kemi parsysh që ka një nyje, kush ka tendencën që ta shmangë atë nyje. Shmangie do të thotë që një vizitor që ka bërë në plan të vizitojë Kukësin do ta anashkalojë këtë dhe nuk do ta vizitojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?