Kush e futi nenin e censurës për median:Edi Rama apo ndërkombëtarët?

Një projektligj që është pjesë e paketës ligjore të reformës në drejtësi ka shkaktuar reagime të ashpra për lirinë e medias. Fjala është për ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Neni 13 i këtij drafti, nga mënyra sesi është hartuar, sanksionon censurën dhe ndëshkimin e mediave që ndërhyjnë në veprimtarinë e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion që njihet me emrin (SPAK), e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Konkretisht në këtë nen shkruhet se, “çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër, që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”. Dënimi në Kodin Penal për këtë lloj vepre shkon deri në tri vite burg.

Ligji nuk e përcakton se çfarë quhet influencë e papërshtatshme. Por duke qenë se në këtë nen përmenden edhe media, hartuesi i ligjit duket se ka pasur parasysh, raportimet, analizat dhe komentet e medias. Këtu nis dhe tentativa që mund të cilësohet si censurë e pastër. Sepse cili autoritet e vendos influencën e papërshtatshme të medias me një ligj, kur në fakt liria e shprehjes është e garantuar nga Kushtetuta e vendit. Edhe pse është ende projektligj dhe jo vendim konkret, një nismë e tillë ngre shumë pikëpyetje për qëllimin e vërtetë të saj. Sepse teksa kërkohet ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, me këtë ligj shkatërrohet institucioni më i rëndësishëm që ka një vend; liria e shprehjes. Kjo nuk është thjesht dashakeqe, por kriminale. Aq me tepër që tani plot median online, të cilat nuk arrin të kontrollohen nga qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë nen, gazeta u interesua te hartuesit e draftit dhe zyrtarët që janë marrë ekskluzivisht me të. Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi dhe kreu  Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, mohoi ekzistencën e një neni të tillë. Ai tha se e gjitha është një “sajesë dhe budallallëk”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ndërsa Xhafaj pretendon se një projekt i tillë nuk ekziston, ndryshe mendojnë përfaqësuesit e opozitës, të cilët ashtu si PS kanë në duar amendimet më të fundit të reformës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë gjatë mbrëmjes së djeshme pranoi ekzistencën e këtij neni. Ai tha se një projekt i tillë nuk do të kalojë kurrë në Kuvend, por duhet zbardhur mënyra sesi i fut në paketën e reformës në drejtësi.

“Është shumë e rëndësishme të zbardhet e plotë skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosinë politike. Sepse futja në draft është shprehje e vullnetit të mbrapshtë, një ide që ka zënë rrënjë në kokën e të sëmurit të Surrelit”,- tha kreu i PD-së.

Ndërkohë, veç politikës, neni në fjalë ka sjellë reagime të ashpra nga shoqatat e mediave. Katër shoqata kryesore të mediave televizive dhe të shkruar kanë reaguar ashpër lidhur me këtë nismë. Në një deklaratë të përbashkët shoqatat i kërkojnë Kuvendit të mos e miratojë ketë nen.

“Specifikimi për mediat, është një akt i pastër censure dhe me rrezik për demokracinë. Është një kthim pas, kur fjala dhe mendimi i lirë konsideroheshin agjitacion dhe propagandë. Termi i përdorur në nenin 13, “influencë e papërshtatshme”, krijon hapësirë për çdo lloj interpretimi për të kërkuar dënimin e gazetarëve. Mjafton që një prokuror ta cilësojë si të papërshtatshme raportimin e një media dhe gazetari të gjendet përpara bankës së të akuzuarit”,- thuhet në deklaratën e shoqatave të mediave.

Kjo është tentativa e dytë e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat me masa ndëshkuese ndaj gazetarëve. Një vit më parë, Partia Socialiste prezantoi një projekt që synonte kriminalizimin e shpifjes. Ashtu si dhe këto ditë, ligji u fut në mënyrë tinëzare në komisionet e Kuvendit. Vetëm pas një presioni të fortë të medias, Kryeministri Edi Rama u detyrua të tërhiqej duke thënë se ishte një keqkuptim. E çuditshme se si ka ndryshuar Edi Rama nga koha që shkruante në gazetën “Koha Jonë” ndër vitet 1993-1997. Asokohe ai nuk linte pa shkruar ndaj çdo tentative për  censurë apo dhunë ndaj medias. Ndërsa qëkur erdhi në pushtet harroi çka shkruar vetë ai, madje duke mohuar me institucionet e vartësisë se Berisha dogji ndonjë redaksi gazete!

Kaq poshtë ka rënë ky Njeri sa harron gjithçka ka shkruar e thënë vetë për median, dikur. Tashmë është në pushtet, porse harron se pushtetet shkojnë e vijnë. Edhe Rama do iki. Nuk mund të bëjë përjashtim. Por mbetet ajo çka Edi Rama po tjetërsohet në raport me median.

Ndofta dyshim, porse duket se këtë nen e ka futur pikërisht Kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?