Shoqëria Ndërkombëtare e Transportit Ajror: Kompanitë ajrore kanë nevojë për 200 miliardë dollarë ndihma si pasojë e COVID-19

Kompanitë ajrore, të prekura nga pandemia e koronavirusit kanë nevojë për një ndihmë urgjente deri në 200 miliardë dollarë (185 miliardë euro), theksoi sot Shoqëria Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Kjo ndihmë mund të marret në formën e një mbështetjeje financiare të drejtpërdrejtë për transportuesit e pasagjerëve dhe ato të mallrave për të kompensuar mungesën e fitimeve dhe vështirësitë në administrimin e parave, por gjithashtu të kredive dhe garancive nga qeveritë si dhe lehtësimi i taksave dhe tarifave sociale”, theksoi IATA në një komunikatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?