”Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret”, Policia Rrugore heq 16 patenta (VIDEO)

Policia Rrugore çdo ditë është në rrugët e vendit për parandalimin e rasteve që abuzojnë me shpejtësinë. Gjatë kontrolleve mbrëmjen e së të premtes, mësohet se janë hequr 16 leje drejtimi për shpejtësi jastë normave të lejimit. Në kuadër të këtyre operacioneve janë evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta më shumë, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.

Në fund, policia ka edhe një mesazh. ”Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, udhëzimet dhe këshillat për sigurinë tuaj dhe te tjerëve”.

“Ashpërsimi i Kodit Rrugor dhe shumëfishimi i gjobave”; ky është propozimi i Ministrisë së Brendshme për vitin 2020. Kjo përfshin përdorimin e celularit gjatë drejtimi të mjetit, parakalimet e gabuara si dhe rikthimin e këshillimit, pra lënia e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit. Sipas Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, aksidentet rrugore shkaktojnë 5 herë më shumë viktima sesa krimi. Shkak i aksidenteve nuk janë vetëm drejtuesit e mjeteve.

Eksperti rrugor Gëzim Hoxha, e vlerësoi pozitivisht këtë nismë të Ministrisë së Brendshme, e cila këtë herë ka përfshirë edhe aktorë të shoqërisë civile por që sipas tij çështja duhet të shihet më me kujdes. ”Kodi Rrugor kërkon një thellim të mëtejshëm dhe mund të ketë gjëra të tjera për të shtuar dhe për të ashpërsuar masat dhe natyrisht për të gjetur ekuilibrat, që qytetarët të mos cenohen në ato raste kur nuk është e nevojshme, por të jenë vetëm në ato raste kur ata bëjnë shkelje të vërteta”.

Postimi i plotë

Shpejtësi&lagështi në rrugë, destinacioni. Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit. Fundjava dhe festa janë për tu festuar jo për të fluturuar në rrugë dhe përfunduar në apo më keq akoma. Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge.

16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim. 14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

KUJDES!

Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, udhëzimet dhe këshillat për sigurinë tuaj dhe te tjerëve. Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disipline, në raport me rregullat e qarkullimit rrugore.

SHKARKO APP