Shoqërimi në polici, nën hetim komisariatet e Tiranës

 dhe madje pati një rast flagrant, me një fëmijë 5- vjeç bashkë me nënën e saj, duke detyruar strukturat më të larta të shtetit të nisin hetimet. Efektivë të Komisariateve nr.2, 3, 5 dhe 6 të kryeqytetit po hetohen për raste abuzimi, mes tyre atë të shoqërimit të pajustifikueshëm në Polici të adoleshentëve apo fëmijëve, pa ndonjë arsye të fortë. Disa të rinj që rrinin pranë banesave të tyre janë shoqeruar pak ditë më parë, por ndaj tyre nuk u provua ndonjë shkak i fortë, madje dyshohet se është ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndërkohë që janë mbajtur për verifikim në ambientet e policisë. Këto shkelje jane konstatuar nga efektivë të Komisariati nr.2 dhe 5, që ndodhet në Kamëz.  Për këtë shkak, në këto dy institucione, mësohet se janë lëvizur e pezulluar nga detyra efektivë dhe drejtues të tyre me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.  Prokurorët thonë se nga rastet më flagrante, të cilat po hetohen, ka të bëj me shoqërimin e nënës me fëmijën e saj në ambientet e Komisariatit nr.3.  Për disa orë aty u mbajt fëmija 5 vjeç, së bashku me nënën, e cila kishte bërë rilidhjen e energjisë elektrike. Për këtë shkelje, efektivët e policisë e kanë shoqëruar atë dhe fëmijën, duke i mbyllur të dyja në një qeli, bashkë me persona të tjerë. Ndërkohë, ligjërisht fëmijat duhet të shoqërohej në ndonjë qendër sociale ose pranë familjarëve të tjerë, deri sa nëna e saj të sqaronte pozitën para ligjit. Rasti më flagrant, sipas hetuesve, është kallëzimi i dy vëllezërve nga Kombinati, të cilët kanë denoncuar punonjësit e policisë për shoqërim të pajustifikueshëm për disa orë në Komisariat dhe mbajtjen e tyre brenda këtyre dy kontenierëve.  Ata pretendojnë, se nuk kishte ambient të lirë brenda qelive të komisariatit, pasi ishin të tejmbushur dhe për këtë fakt ishin izoluar në kontenier.  Për këtë pretendim, mësohet se prokuroria ka bërë edhe ballafaqimin e policëve që kanë shoqëruar vëllezërit dhe vet këta të fundit, të cilët i kanë qëndruar kallëzimit.  Pas këtyre rasteve flagrantë drejtues të lartë të policisë, kanë lëshuar një qarkore ku urdhërojnë vartësit të mos bëjnë shoqërimet të panevojshme nëpër Komisariate.

SHKARKO APP