Shoqërohen dy djemtë shkaktarë të sherr@t që çoi në dy viktima, banorët e zonës: Ata hanin e pinin bashkë
Banorët e fshatit Kurjan në Roskovec janë tronditur nga krimi i dyfishtë. Altin Kuka i mori jetën Lavdimir dhe Gramos Kurtajt në ambientet e një lokali në pronësi të viktimave. Shkaku që ka shtyrë 49-vjeçarin të marrë armën automatike dhe të qëllojë mbi ta është bërë një grindje mes fëmijëve të tyre, që është regjistruar mbrëmjen e djeshme. Banorët kanë treguar për viktimat dhe për autorin, ku pohojnë se ata hanin dhe pinin bashkë.
“Viktimat ishin vëllezër me njëri-tjetrin, çuna të mirë. Autori i ngjarjes ishte nga këtu, nga fshati. Është ngjarje shumë e rëndë, nuk na ka ndodhur neve më parë kjo gjë”. Një tjetër banor tha: “Autori ishte shok me viktimat. Para një jave u kishte ardhur vëllai nga Amerika dy viktimave, kemi qëndruar aty. Asgjë nuk e justifikon veprimin. Rrinim aty. Është një fshat që është parë nga të gjitha vlerat që ka pasur, të gjitha traditat”. Ndërsa një tjetër shton: “Hanin e pinin bashkë, nuk e di si mund të ketë qenë muhabeti, se si ka lindur. E di që kanë pasur marrëdhënie tepër shoqërore. Viktimat me njëri-tjetrin ishin vëllezër, por njëri nga këta ishte dhënë për adoptim te xhaxhai”.
Sakaq, dy djemtë shkaktar të konfliktit që përfundoi në tragjedi janë shoqëruar në polici. Sot në mesditë mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, Gramoz e Lavdërim Kurtaj, të vrarë nga kushëriri i tyre Artan Kuka. U shoqëruan dy djemtë e Gramoz Kurtajt, Marsel dhe Klajdi Kurtaj, të moshës 25 dhe 27 vjeç. Në momentin që ka ndodhur ngjarja me dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronën e tyre, kur u qëlluan me breshëri automatiku nga Altin Kuka, i cili më pas u dorëzua në polici së bashku me armën e krimit.