Shoqërohet në polici djali i Saimir Taullaut dhe djali i xhaxhait të tij
Djali i Saimir Toullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares Sajmojen Taullau, është arrestuar ditën e sotme shoqëruar në policinë e Durrësit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se së bashku me të është shoqëruar dhe djali i xhaxhait të tij Klajdi Toullau.
Sajmojen Taullau dhe djali i xhaxhait të tij Klajdi Taullau akuzohen për ‘Trafikim të lendëve narkotike.
Ndërkohë Saimir Taullau, babai i Sajmojeni i njohur në Shqipëri si rivali i fortë i Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes, është ekstraduar drejt Zvicrës më 30 dhjetor të vitit 2020. Aktualisht Taullau po vuan dënimin me 4 vite në një burg të Zvicrës.
Tre vite më parë ndaj tij u organizua një atentat, por ia doli që të shpëtonte me plagë të lehta. /Ora News