Shoqërohet në polici Indrit Dokle

Policia e Tiranës ka shoqëruar Indrit Dokle. Shoqërimi i tij ka ardhur pas informacioneve se lëvizte me një person i identifikuar me inicialet F. M. të shpallur në kërkim nga autoritetet.

Aktualisht Dokle është duke u marr në pyetje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit, por është liruar dy vite më parë.

Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë-Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?