Shoqërohet në polici shefi i Antidrogës, shkaktoi aksident me vdekje në autostradë

Artan Shkëmbi shef i sektorit të antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë është ndaluar mbrëmjen e së martës si shkaktar i një aksidenti që i mori jetën një 18-vjeçari në autostradën Tiranë Durrës në kilometrin e 5-të.

I riu i quajtur Eriglen Sinani nga Librazhdi dhe banues në fshatin Katund i Ri në Tiranë humbi jetën teksa kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën ndërsa zyrtari i lartë i policisë lëvizte me automjetin e tij tip “Hundai” me targë TR1767 kur përplasi këmbësorin.

18-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u përplas nga automjeti. Mësohet se zyrtari i lartë i policisë lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale lejohet vetëm 60km/orë. Pas aksidentit ai u shoqërua për veprime të mëtejshme hetimore në ambientet e komisariatit 6.

SHKARKO APP