“Show” në Vlorë, makina ngec duke tërhequr varkën në det, dyshohet për drogë

 

Pamje spektakolare dhe komike shënohen në Vlorë.

Një makinë ka përfunduar në ujërat e detit Jon, në zonën e Quajtur “Plazhi i Vjetër” të këtij qyteti, duke tërhequr një varkë, por ka mbetur pranë saj në det.

Nuk dihet ende sesi furistrada është ka ngecur  200 m larg nga bregu, por për fat policia thotë se nuk ka patur viktima.

Policia e Vlorës pasi mori njoftimin për makinën që ndodhej në det dhe dyshon se mjeti mund të ketë mbetur në ujë në tentativë për të tërhequr ndonjë gomone e cila ka qenë e ngarkuar me drogë para se të zbrazej dhe ngecte në det.  Megjithatë po hetohet ngjarja, se pse makina është në mes të detit.

SHKARKO APP