Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Itali/ 50 milionë euro për emergjencat

Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për tërmetin shkatërrues që goditi Italinë Qendrore një ditë më parë. Në një mbledhje të posaçme, Këshilli i Ministrave të Italisë vendosi që të akordojë fondin prej 50 milionë eurosh për zonat e prekura nga lëkundjet sizmike. Ka qenë vetë Kryeministri Matteo Renzi që njoftoi për këtë vendim të Këshillit të Ministrave. “Rindërtimi i këtyre fshatrave është prioritet i Qeverisë”, u shpreh Kryeministri italian. Deri tani janë konfirmuar të paktën 257 të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur. Qeveria po parashikon të përjashtojë taksat nga zonat e prekura nga tërmeti

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?