Shpallet konkursi i tretë ”Infermierë për Shqipërinë”

Në kuadër të konkursit të tretë “Infermierë për Shqipërinë”, është hapur gara ku çdo infermier i liçensuar mund të aplikojë në platformën online për të konkuruar në një vend pune në sistemin shëndetësor publik.

Njoftimi vjen nga Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale e cila fton të gjithë infermierët e licensuar të aplikojnë në platformën online ”Infermierë për Shqipërinë”, për të fituar me meritë vendin e punës në sistemin shëndetësor publik. Konkursi është i hapur për 12 qarqet e vendit dhe afati i fundit i aplikimit është data 31 dhjetor 2018!

Fituesit që janë në listë pritje do të vijojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurimi i radhës. Të gjithë fituesit do të pozicionohen sipas pikëve të marra. Të gjitha hapat e konkursit dhe shpallja e listave do të bëhet transparente në platformën on-line ”Infermierë për Shqipërinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

LISTA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?