Shpallet në kërkim adoleshenti që plagosi 15-vjeçarin me thikë
Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 15-vjeçarit Alesio Sulejmani, i cili u godit me thikë në dalje të oborrit të shkollës 9-vjecare “Bedrie Bebeziqi”.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin me iniciale E.SH me banim në Durrës.
Ndërkaq blutë kanë nisur hetim në gjendje të lirë dhe për katër adoleshtë të tjerë, bashkëpunëtorë të autorit të plagosjes.
Përkatësisht për shtetasit:
- S.D. 14 vjeç, banues në Durrës;
- B.B. 16 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës;
- E.Sh. 17 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës dhe
- E.K. 15 vjeç, banues në Durrës.
Policia sqaron se me “më datë 23.01.2017, në lagjen Nr.4, Durrës, janë konfliktuar për motive të dobëta nxënësit e një shkolle 9-vjeçare.Shtetasi E.Sh.(I shpallur në kërkim) jashtë ambienteve të shkollës, në bashkëpunim me shtetasit e mësipërm, S.D. , B.B. , E.Sh. dhe E.K. ka plagosur me mjet prerës, thikë, shtetasin A.S. 15 vjeç, banues në Durrës”.
Ndërkaq i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.
/Oranews

