Shpallet në kërkim ish-kreu i OSHEE në Burrel, nis zbatimi i urdhrit të prerë të kryeministri Rama

  OSHEE ka intensifikuar masat ndëshkuese ndaj drejtuesve të saj në disa filialeve në rrethe, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe abuzim me detyrën.  Sot Policia ka shpallur në kërkim ish-drejtorin e OSHEE-së, në Burrel, shtetasin, Mevlan Vojka.  Ish-drejtori Vojka në Burrel është drejtuesi i tretë i Operatorit të Energjisë, që pritet të arrestohet në kuadrin e operacionit kundër abuzimit me energjinë elektrike, pas drejtuesve të Lushnjës dhe të Hasit, të cilët gjykata i la në “arrest me burg”. Shumë punonjës të ri të OSHEE-së janë punësuar gjatë vitit të fundit nga deputetë të së majtës pas ardhjes së tyre në pushtet, thjesht sepse ata kanë marrë pjesë nëpër mitingje apo janë “dalluar” gjatë muajit të fushatës. Ata janë përzgjedhur pa asnjë lloj kriteri, çka ka vënë në vështirësi suksesin e operacionit të fundit, që ka marrë qeveria Rama. Në Dibër është arrestuar inxhinieri i i OSHEE-së, Ilir Kazia dhe në Maqellarë, abonenti Astrit Beca.

SHKARKO APP