Shpallet në kërkim Kushtrim Selimi, ish-shefi i AMP. Akuzat që nga vjedhja e energjisë tek ndërtimi i paligjshëm

Kushtrim Selimi, ish-shefi i AMP-së, është shpallur në kërkim. Ai pak kohë më parë ishte në qendër të një skandali, ku duke shfrytëzuar pozicionin e tij, sulmonte në një portal drejtues të Policisë së Shtetit dhe kolegë të tij të AMP-së. Ndaj Selimit lidhur me këtë skandal iu vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, ndërtim të paligjshëm, vjedhje të energjisë elektrike. Sipas një njoftimi nga AMP, bashkë me Selimin janë ekzekutuar edhe 6 masa të tjera sigurie.

Nga hetimet e kryera u siguruan prova se shtetasi Kushtrim Selimi, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Shef sektori pranë AMP Durrës, duke shfrytëzuar atributet e pozicionit, ka zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore në lagjen “Kallm” të Durrësit, ku dhe ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtrim Selimi është ish punonjësi i AMP që u përfshi në skandalin e lajmeve të rreme dhe gjobëvenie me portalin e tij. Ai pasi u vetëdorëzua u la me masën e sigurisë detyrim për tu paraqitur. Sipas dyshimeve ai ka mundur të lagrohet nga shqipëria pavarëishs se ndaj tij kishte masë sigurie. Dyshohet se ka ikur drejt Anglisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?