Shpallja e malit të Munellës zonë e mbrojtur, Klosi: Atraksion i veçantë turistik

Diskutimi për rëndësinë dhe vlerat e zonave të mbrojtura, për skanimin e të gjitha atyre që janë pjesë e kësaj harte apo të atyre që pritet ti shtohen kësaj liste, është një nga më të rëndësishmit për ministrin Klosi. Kjo, pasi zonat e mbrojtura jo vetëm ruajnë dhe trashëgojnë vlerat natyrore karakteristike sipas zonave të ndryshme në Shqipëri por edhe sepse janë atraksionet më të vizituara nga turistët e huaj.

Një nga propozimet e reja që vjen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është shpallja e malit të Munellës si zonë e mbrojtur, duke pasur parasysh vlerat që ka kjo zonë por edhe sepse është habitati i vetëm natyror ku riprodhohet rrëqebulli i Ballkanit në Shqipëri. Propozim që u diskutua me profesorë dhe banorë të zonës.

“Ne vijmë vetë këtu me njerëzit, dëgjojmë çfarë mendojnë njerëzit, dëgjojmë cfarë perspektive ka zona në sytë e vetë banorëve të zonës, dhe pastaj marrim një vendim që natyrisht do të kalojë në qeverinë shqiptare, por që është një vendim që ndikon drejtpërsedrejt në jetën e banorëve të këtij komuniteti. Pra, mendoj që është shumë e rëndësishme që ne të ndajmë sot një shqetësim shumë të madh. Do ta lëmë që të vazhdojë erozioni, të vazhdojë shpyllëzimi i zonës dhe të vazhdojmë të jemi indiferentë apo të pavëmendshëm karshi shkatërrimit të një prej pasurive më të mëdha kombëtare që kemi në zonën pyjore të vendit apo të gjithë së bashku, institucionet lokale, komuniteti dhe ne institucionet shtetërore do bëjmë një veprim që do të çojë në një drejtim tjetër”, tha ministri Klosi. Kjo është arsyeja, pse ministri thotë se ka nisur këtë diskutim të hapur fillimisht me banorët e zonës, tek të cilët ndikimi do të jetë i drejtpërdrejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E para, do të ketë rregulla shumë të forta për menaxhimin e zonës së mbrojtur. Nuk mund të kemi sukses në turizëm në qoftë se e kemi vetëm në det dhe rërë. Ne na duhet të bëjmë atë që e kanë bërë shtetet e tjera që kanë turizëm 12 mujor. Po të shikosh numrin e turistëve që shkojnë në Austri në të 12 muajt e vitit ka pothuajse të njëjtin numër turistësh. Në qoftë se ne do të mendojmë që Shqipëria duhet të transformohet në një destinacion turistik, ku më mirë sesa këtu në pyllin e Munellës, në të katër bashkitë e marra së bashku, duke shtuar pyjet, duke shtuar arsyet për të ardhur dhe për ta vizituar, duke shtuar agroturizmin, ne mund të kemi turistë gjatë gjithë vitit. Arma më e fortë është bindja e komunitetit që kjo zonë me pasuritë që ka të mund të shndërrohet në një ekonomi dhe burim jetese”, tha ministri Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjala e plotë e ministrit

Jemi këtu me drejtorin e zonave të mbrojtura dhe me të gjithë stafet e zonave të mbrojtura edhe të Lezhës, edhe të Shkodrës, për të bërë një diskutim të hapur dhe publik përse duhet shpallur kjo zonë e mbrojtur. Ne vijmë vetë këtu me njerëzit, dëgjojmë çfarë mendojnë njerëzit, dëgjojmë cfarë perspektive ka zona në sytë e vetë banorëve të zonës, dhe pastaj marrim një vendim që natyrisht do të kalojë në qeverinë shqiptare por që është një vendim që ndikon drejtpërsedrejt në jetën e banorëve të këtij komuniteti. Pra, mendoj që është shumë e rëndësishme që ne të ndajmë sot një shqetësim shumë të madh.

Do ta lëmë që të vazhdojë erozioni, të vazhdojë shpyllëzimi i zonës dhe të vazhdojmë të jemi indiferentë apo të pavëmendshëm karshi shkatërrimit të një prej pasurive më të mëdha kombëtare që kemi në zonën pyjore të vendit apo të gjithë së bashku, institucionet lokale, komuniteti dhe ne institucionet shtetërore do bëjmë një veprim që do të çojë në një drejtim tjetër. Pra, ne duhet ta ndajmë dhe ta kuptojmë së bashku a duhet të mendojmë sot që ky pyll, kjo zonë ka vlera të jashtëzakonshme? A duhet të kuptojmë ne sot që ky pyll, kjo natyrë e bukur mund të transformohet lehtësisht në një pasuri ekonomike për njerëzit e kësaj zone? Kjo është arsyeja që na ka sjellë ne të gjithëve këtu. Për të kuptuar se çfarë do të ndodhë pasi të shpallet zonë e mbrojtur.

E para, do të ketë rregulla shumë të forta për menaxhimin e zonës së mbrojtur. Na duhet të ndjekim një model të zhvilluar për shembull të vendeve si Sllovenia apo Austria e kanë bërë në një mënyrë perfekte. Nuk mund të kemi sukses në turizëm në qoftë se e kemi vetëm në det dhe rërë. Ne na duhet të bëjmë atë që e kanë bërë shtetet e tjera që kanë turizëm 12 mujor. Po të shikosh numrin e turistëve që shkojnë në Austri në të 12 muajt e vitit ka pothuajse të njëjtin numër turistësh.

Në qoftë se ne do të mendojmë që Shqipëria duhet të transformohet në një destinacion turistik, ku më mirë sesa këtu në pyllin e Munellës, në të katër bashkitë e marra së bashku, duke shtuar pyjet, duke shtuar arsyet për të ardhur dhe për ta vizituar, duke shtuar agroturizmin, ne mund të kemi turistë gjatë gjithë vitit. Pra kjo është biseda që duhet të bëjmë në të gjithë Shqipërinë.

Pse duhet shpallur një zonë e mbrojtur? Pse kjo zonë ka arsye për të qenë zonë e mbrojtur? Se jo e gjithë Shqipëria është zonë e mbrojtur, por pse kjo zonë e Munellës ka nevojë për të qenë zonë e mbrojtur. Arma më e fortë është bindja e komunitetit që kjo zonë me pasuritë që ka mund të shndërrohet në një ekonomi dhe burim jetese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?