Shpallja ”non-grata”, Berisha: Më kthyen në skenën politike, thash Zot më mbro nga miqtë

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ”Top Story”, komentoi shpalljen e tij si non-grata nga Shtetet e Bashkura të Amerikës. Ai u shpreh se shpallja non grata e bëri që të rikthehej në skenën politike.

”Nuk ka rëndësi për mua paragjykimi, ka rëndësi që unë të mos tërhiqem kurrë nga një kauzë e drejtë. Nëse dy vjet më parë apo edhe 3 vite, në këtë tezë Berishën e besonin një grup i vogël njerëz, sot ky grup është më i madh. Unë pata rastin në jetë të kem periudha më interesante, por kur unë u sanksionova për korrupsion, u thashë shqiptarëve dhe botës se ky është një vendim korruptiv.

Gazetari i Bild, i cili deklaroi se ekzistojnë dokumente që provojnë se McGonigal është i implikuar në dosjen Berisha, ky ishte një grusht shteti kundër sovranitetit të një vendi anëtar të NATO. Të gjithë ne që kemi jetuar në diktaturë e dimë se sovraniteti i brendshëm i një vendi diktaturë nuk e ka populli, por e ka në duar diktatori.

Në Shqipëri u godit një njeri që nuk kishte funksione drejtuese në PD, por ishte një avokat i qëndrueshëm i interesave të shqiptarëve. Më kthyen në skenën politike. Fakti që menduan ti jepnin vendit im një opozitë kukull, kjo bënte që Sali Berisha të mos pajtohej me këtë dhe i tha vetes 100 herë një thënie të vjetër “Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”. Pasi dështuan me kontrollin e opozitës zgjodhën arrestin tim pas asnjë provë”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP