Shpejtësia në ekstrem, 12 leje drejtimi të pezulluara (VIDEO)
Aktualitet E Enjte, 19 Gusht 2021 01:18
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet gjatë orëve të natës për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për abuzimin me alkoolin nga drejtuesit e mjeteve. Vetëm gjatë orëve të natës janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh në kryeqytet për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu policia e kryeqytetit bën të ditur se janë pezulluar edhe 12 leje drejtimi për alkool në masën që varionte nga 0.28 mg/l deri 0.48 mg/l.
KOHA JONË SONDAZH

