Shpella e Tajlandës e 12 djemve do të kthehet në muze

Shpella komplekse në veri të Tajlandës, vendi ku u ngujuan 12 djem dhe trajneri i tyre i futbollit për më shumë se dy javë, pritet të bëhet muze.

Zyrtarë të ekipit të shpëtimit kanë bërë të ditur se në këtë muze do të tregohet se si operacioni i shpëtimit u shpalos, duke shtuar se do të jetë një atraksion i madh për Tajlandën.

Të paktën dy kompani gjithashtu janë të interesuara që të realizojnë filma në lidhje me këtë ngjarje. 12 djemtë dhe trajneri i tyre janë shpëtuar dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë operacionit të shpëtimin zhytësi Saman Kunan kishte humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?