“Shpellarë”, Liçaj: Janë dehur aq shumë nga pushteti sa s’dinë ç’flasin, shqiptarët po ikin

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në “Arena” në Ora News e konsideron skandaloze deklaratën e kryebashkiakut Veliaj që i quajti banorët e Unazës së Re shpellarë, duke theksuar shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës nga politikanët.

Pjesë nga deklarata: 

Hila: Si tu duk termi shpellar?

Swiss Digital Desktop Reklama

Liçaj: Është skandal, është turpi më i madh. Këta janë dehur aq shumë nga pushteti sa nuk e dinë se çfarë flasin. Si mund të quash qytetarin shpellar? Me çfarë të drejte?

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjikondi: E ka taktikë këtë për të futur frymën e përçarjes.

Liçaj: Kujt i shërben kjo që të përçash qytetarin? Kjo është perverse. E dyta, mirë bëjnë sepse shtojnë urrejtjen ndaj tyre. U ka ardhur në majë të hundës. Treçereku i Shqipërisë po turfullon. Edhe vota nuk ka më vlerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?