Shpenzoi paratë për pritjen e shqiptarëve, Prizreni anulon tenderin e zbukurimit për festat
Prizreni anulon tenderin për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit. Fondi është përdorur për shpenzimet që u është dashur për strehimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Këto shpenzime ishin të paplafinikuara. Po kështu RTK informon se gjatë procedurave tenderuese operatorët ekonomikë kanë bërë gabime të patejkalueshme ligjore dhe rrjedhimisht Komuna është obliguar që ta bëjë anulimin e tenderit për dekorimin e qytetit.
Komuna e Prizrenit strehoi 530 qytetarë nga Durrësi banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Komuna e Prizrenit do ta bëjë dekorimin e qytetit në bashkëpunim me bizneset të cilat operojnë në Prizren.