Shpërblim për ata që kthehen nga Gjermania? Ja skema

Kaq shumë po flitet për çështjen e azilkërkuesve në Gjermani.

Më herët është thënë se disa rajone po aplikojnë shpërblimin për azilkërkuesit që kthehen vullnetarisht.

Sipas TagesZeitung, në Loerrach në Baden-Wuerttemberg ka kohë që po aplikohet një gjë e tillë.

Një familje me tre persona nga Kosova ose Shqipëria merr atje deri në 1858 euro.

Paratë jepen në rast se ata vendosin të kthehen.

Një zyrtar vendor tha se kjo nismë po jep fryte: 250 persona kanë përfituar tashmë nga bonusi.

Por a mund të aplikohet kjo nismë në landet e tjera?

Një zyrtar bavarez thotë se ka frikë se kjo do të joshë më shumë njerëz.

Më parpara aplikohej diçka e tillë: azilkërkuesit që ktheheshin në shtëpi merrnin jo vetëm biletën e udhëtimit, por edhe një mbështetje të vogël financiare për të rinisur gjërat në shtëpi. Bëhet fjalë për shuma deri në 750 euro për kokë.

Por diçka e tillë aplikohej pas luftërave në Ballkan.

Tashmë këto vende janë të përjashtuara nga kjo ndihmë. Nëse duan të largohen, ata marrin vetëm një biletë avioni pse autobus.

SHKARKO APP