Shpërblimi në Lezhë merret me mundime
Tërheqja e shpërblimit të fundvitit është kthyer në mankth për pensionistet në qytetin e Lezhës. “Më mirë se mos me marrë hiç është, me marr më shumë edhe më mirë është në fakt”. Dynja e menjëhershme e tyre për të tërhequr shpërblimin kë krijuar radhe, pasi shpërndarja po bëhet vetem me një sportel me hapësirë mjaft të vogel dhe kushte aspak të përshtatshme.
“Probleme ka, se janë mbledhur grumbull. E sheh apo jo?”. Pensionistët kërkojnë zgjerimin e ambjenteve, pasi në këtë situatë po përballen me veshtirësi. “Kemi nevojë për një ndërtesë më të madhe se kjo. Ne vonohemi me i marrë, shkon 2-3 ditë kjo gjë”. Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Lezhë Taulant Malshi thotë se shpërblimi mund të tërhiqet edhe pas festave të fundvitit.
“Edhe nëse nuk arrijnë ta tërheqin brenda këtij viti, pensionistët kanë të drejtë ta tërheqin bonusin edhe vitin që vjen, në vitin pasardhës. Raportimi që ne kemi për tri ditët e para tregon se këtë bonus e kanë tërhequr rreth 9.600 pensionistë në të gjithë qarkun”. Në qarkun e Lezhës janë përfitues të shpërblimit 29 612 pensionistë, ndërsa deri më tani e kanë tërhequr këtë bonus rreth 10 mijë prej tyre.
KOHA JONË SONDAZH

