Shpërdoruan detyrën, pranga katër punonjësve të spitalit të Tepelenës

Kanë rënë në prangat e policisë katër punonjës të administratës në spitalin e Tepelenës nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, vjedhjes dhe falsikimit të dokumentave.

Sipas policisë pas një operacioni, i cili ka zgjatur me muaj të tërë është bërë dokumentimi i veprimtarisë së paligjshme të 4 punonjësve të administratës në spitalin e Tepelenës.

Në prangat e bluve mësohet se kanë rënë ish-shefi i financës në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, specialisti i statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, ish-juristja në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, dhe ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu mësohet se iu referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër edhe për  shtetasen F. L. banuese në Selitë, subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndalimi i tyre është bërë pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar një tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni “Tenderi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Ndalohen ish-shefi i financës, specialisti i statistikës, ish-juristja dhe ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Pas një pune të pandërprerë disamujore dhe veprimeve procedurale të ndjekura, në bashkëpunim me Prokurorinë u finalizua me sukses operacioni i koduar “Tenderi”, si rezultat i të cilit u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e shtetasve të mëposhtëm, të cilët u ndaluan gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara nga gjykata dhe konkretisht:

G. A., 35 vjeç, banues në Memaliaj (ish-shef finance në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);

S. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj (specialist statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);

A. K., 31 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-juriste në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);

J. S., 30 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-specialiste e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë). S

i dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen F. L., banuese në Selitë, subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”. Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?