Shpërndahen librat falas tek shkolla “Kosova”

Prej ditës së hënë nga nisur shpërndarja e librave falas për 5 klasat e para të nxënësve në fillore. Këtë të martë, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka shpërndarë librat tek shkolla “Kosova”. Ministrja thotë se nxënësit e kësaj shkolle i kanë premtuar se do të mësojnë e do të kujdesen për këta libra që vitin tjetër t’i përdorin përsëri shokët e tyre.

“Sot shpërndamë librat falas për nxënësit në shkollën “Kosova”. Ata më premtuan që do i mësojnë dhe do kujdesen për këta libra që vitin tjetër t’i përdorin përsëri shokët e tyre”, -thotë Shahini.

Vitin e kaluar rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e katërta kanë përfituar libra falas, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri i përfituesve është rritur në 155 mijë, pasi kësaj skeme i janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?