“Shpërndan fletushkat e Dëshmitarëve të Jehovait”, flet psikologia: Nuk predikoj në shkollën ku punoj, Anisën nuk e njoh

Ngjarja tragjike e datës 2 korrik në Kombinat është një shok për mbarë opinionin publik. Aty humbi jetën Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, trupat e të cilave u gjetën të pa jetë në banesë.

Në studion e emisiont me “Zemer të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin në disa emisione maratonë kanë qenë të pranishëm edhe familjarë të ngushtë të viktimave të Kombinatit, ndërsa pas dëshmisë së një qytetari se e kishte parë Anisën (vajza e vetëflijuar) në banesën e tij duke dorëzuar fletushka bashkë me psikologen e një shkolle në Kombinat, reagon kjo e fundit.

E ndërsa dëshmitari ngulte këmbë që psikologia iu fliste fëmijëve pikërisht për Dëshmitarët e Jehovait edhe në shkollë, në një lidhje telefonike me emisionin ajo mohoi gjithçka. Psikologia tha ndër të tjera se nuk e njihe Anisa Josifin, vajzën e vetëflijuar.

Evis Ahmeti: Ju bashkë me Anisën keni qenë në banesën e tij (dëshmitarit) dhe keni predikuar për besimtarët e Jehovait, në një kohë që ai ju ka njohur se jeni psikologe tek shkolla e djalit…

Psikologia: Nuk e njoh Anisën, vec nga lajmet e portalet kam mësuar për të. Më vjen keq që i jepni zë këtyre gjërave.

Evis Ahmeti: Ju besoni te Dëshmitarët e Jehovait?

Psikologia: Unë kam të drejtë të besoj dhe këtë ma garanton Kushtetuta. Besoj sic kanë të drejtë besimtarët e tjerë.

Evis Ahmeti: Ju si psikologe keni ndikuar tek nxënësit e shkollës, i jepni libra, fletushka?

Psikologia: Nuk besoj që e kanë thënë prindërit e shkollës sime një gjë të tillë. Shkolla është laike dhe unë e vlerësoj dhe e zbatoj këtë ligj. Nëse një prind e thotë ketë le të sjellë prova dhe unë jam gati të përballem.

Evis Ahmeti: Muri i shkollës është ngjitur me një banesë që thuhet se është një nga ndërtesat ku mblidhen Dëshmitarët e Jehovait?

Psikologia: Cfarë do të thotë kjo, është marrë me qira…jo nuk është e vërtetë. Janë familje dhe shumë të rregullta ato që jetojnë aty.

Pastori: Zonjë jam i gëzuar që ti ke guximin të vije në këtë bisedë. Kisha merak se do trembeshit nga forumi publik. Unë do të të ftoja si besimtare e Dëshmitarëve të jesh më e guximshme, të vish e të mbrosh kuptimin tuaj. Të na ndihmosh që ju nuk e predikoni vetëvrasjen…

Psikologia: Absolutisht, jo

Pastori: Dëshmitari para teje më tha se është takuar me ty në shtëpinë e tij, ishe duke dhënë materiale tek shtëpia e tij, ishit atje me dy burra, njëri prej tyre i huaj… a është kjo praktikë që e ke bërë?

Psikologia: Nuk e kujtoj rastin…por patjetër që unë e bëj këtë praktikë, por nuk e njoh Anisën.

Evis Ahmeti: Ku i praktikoni këto?

Psikologia: Po i devijoni thelbin e bisedës. Nuk mund të bëj aludime nëse kam qënë apo jo…

Evis Ahmeti: A ju ka ndodhur ndonjë përplasje në shkollë kur të ka parë zotëria në shtëpinë e tij me fletushka?

Psikologia: Jo, jo absolutisht

Evis Ahmeti: Si e vlerëson ngjarjen e Kombinatit?

Psikologia: Ngjarja jashtëzakonisht fatkeqe dhe e mbuluar me informacione të pavërteta. Kanë dalë në përfundime të gabuaura, ka nisur një fushatë urrejtje dhe persekutimi. Depresioni është një nga shkaktarët kryesor, personat mund të kenë pasur deluzione.

Dëshmitarja: Psikologia ka qënë dëshmitare e Jehovait prej shumë vitesh, e di. Ndërsa familjen Josifi nuk e njoh.

SHKARKO APP