Shpërndanin doza kokaine, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Tre të rinj janë arrestuar në Tiranë ditën e sotme pasi u kapën teksa shpërndanin sasi të vogla kokaine dhe lënë narkotike të ndara gati për shitje në Tiranë.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasit L. D. 18 vjeç iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të operacionit policor të koduar “Supplier 4”, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Swiss Digital Mobile Reklama

– K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Lord Bajron”;

– M. C., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Kristo Luarasi”.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?