Shpërndanin heroinë në Elbasan, arrestohen 2 persona, u kapën me 10 doza
Dy shpërndarës heroine janë kapur në Elbasan. E. K., 38 vjeç dhe F. K., 30 vjeç u kapën në lagjen ‘’Vullnetari’’ e 10 doza heroine.
Gjithashtu vijon puna nga Policia për të kapur persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Elbasan
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin atë në qytetin e Elbasanit.
Sekuestrohen 10 doza me lëndë narkotike heroinë.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
E.K., 38 vjeç dhe F. K., 30 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë narkotike heroinë.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.