Shpërndanin kokainë në Bllok, mes të arrestuarve edhe një femër

Katër persona të arrestuar, mes tyre dhe një femër dhe 280 gramë kokainë janë sekuestruar në Tiranë gjatë operacionit antidrogë të koduar “Decline”.

Në pranga kanë rënë Azis Meta, 35-vjeç, Përparim Kalbaj, 46-vjeç, Aleks Kanaçi, 35-vjeç, dhe E.B, 23-vjeçe. Në rrugën “Nikolla Jorga”, pas hetimeve të policisë rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së kokainës në sasi të vogla personave të ndryshëm në zonën e “Bllokut”.

Ata lëviznin me dy automjete. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 276.6 gramë kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale dy makina dhe 7 telefona. 7 telefona celularë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?