Shpërndarja e ndihmave/Veliaj: Na duhen 500 vullnetarë të tjerë

Kryebashkiaku Veliaj në një lidhje me “ABC News” ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa u ndal edhe të nisma më e fundit “adapto një gjysh apo gjyshe”. Kryebashkiaku theksoi se vazhdon puna për ti qëndruar pranë familjeve, të cilat në këto kohë të vështirë kanë më shumë nevojë për mbështetje.

”Në 300 familje çojmë vaktet e ngrohta. Gjithashtu çojmë paketa ushqimore për persona që e kanë të pamundur ti bënë vetë blerjet ushqimore. Ka persona që mund të mos jenë në lista, por kanë nevojë për ndihmë. Kemi shpërndarë 6163 paketa ushqimore. Është operacioni më i madh në qytetin e Tiranës që nga lufta e Dytë Botërore. Jam mirënjohës për 500 gra dhe vajza që dolën vullnetar për nismën “adopto një gjysh apo gjyshe”. Koordinimi me Bashkinë na ndihmon që ti çojmë vullnetarët, aty ku ka më shumë nevojë”.

Nga ana tjetër, Veliaj theksoi çdo njësi ka një vetëorganizim për të realizuar këtë proces në mënyrë sa më efikase.

”Unë e kuptoj që në asnjë situatë nuk jemi në perfeksion, secili është i kufizuar në mënyra të ndryshme. Dua të them që ka keq, por ka keq e më keq, sidomos në fshatra dhe familjet e prekura nga tërmeti. Numri 0800 0888 është për të ofruar ndihmë, ose për të kërkuar ndihmë. Funksionojmë me dy grupe. Ka një grup që punon paradite dhe ka një grup tjetër që funksionon për personat që nuk kanë mundësi që të bëjnë blerjet. Nëse brenda 24 orëve do të kishim 500 vullnetarë të tjerë do të ishim një skuadër që del dhe tepron. Ka vështirësi, por ka edhe më shumë solidaritet. Në fshat shihet një solidarizim shumë i madh kjo gjë duhet të reflektohet edhe në qytet. Familjet që ishin në çadra janë vendosur në shtëpi kontejner dhe kjo do të jenë përkohësisht. Në Tiranë janë shpërndarë rreth 300 kontejnerë, kemi edhe 100 të tjera që i kemi për grupe vunerabël”.

SHKARKO APP