Shpërthen bolieri i dushit, plagoset vogëlushi
Një ngjarje tronditëse u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.
Shpërthimi i bolierit të dushit ka plagosur një vogëlush 8-vjeçar.
Mësohet se i mituri po bënte dush në shtëpinë e tij, në kohën kur ka shpërthyer bolieri.
Menjëherë familjarët i kanë ardhur në ndihmë 8-vjeçarit, por ai është dëmtuar rëndë dhe është dërguar me shpejtësi për në Spitalin e Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dëme të konsiderueshme materiale ka pësuar edhe banesa ku ndodhi ngjarja.
KOHA JONË SONDAZH

