Shpërthen bombola e gazit, e moshuara shpëton mrekullisht (Foto)

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “30 vjetori” në Berat.

Një e moshuar 76-vjeçare,e cila jetonte e vetme në banesë, ka harruar bombulën e gatimit ndezur dhe e ka zënë gjumi, raporton Ora News

Kanë qenë banorët ata që pasi kanë dëgjuar shpërthimin kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë. Ata kanë ndjerë fillimisht erën e rëndë të gazit e më pas shpërthimin. Zjarrëfikësit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes por për shkak të ndërtimeve të shumta përreth pallatit hyrja me mjete ka qënë e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se e moshuara 76-vjeçe që jetonte e vetme në banesë pasi fëmijët i ka në emigrim nuk ka pësuar lëndime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq raportohet se ka vetëm dëme materiale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?