Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen dy persona në Bulqizë

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Shupenzë të Bulqizës.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 09:00, në njësinë administrative Shupenzë, në një banesë, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombul gazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasi M. M. dhe shtetasja Rr. M., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?