Shpërthen bombola e gazit në banesën e çiftit të moshuar, ndërron jetë 84-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kuçovë, ku ka shpërthyer në banesën e çiftit të moshuar bombola e gazit, e cila la të vdekur 84-vjeçaren.
Rreth orës 06:00 të mëngjesit në lagjen “11 Janari”, ka ndodhur shpërthimi, për pasojë një pjesë e banesës së M.K 86 vjeç dhe A.K. 84 vjeçe (viktima), është rrëzuar.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses nxorën nga ndërtesa 86-vjeçarin, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Më pas u nxor e pajetë nga banesa bashkëshortja e 86-vjeçarit, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë. Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.