Shpërthen bombola e gazit në Durrës, plagosen dy vëllezër (Emrat)
Shpërthimi i një bombole gazi ka alarmuar banorët e qytetit të Durrësit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ishmit, rreth orës 08:30 të së mërkurës.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit Sokol dhe Bardhok Proja 45 e 50 vjeç.
Mesohet se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë trajtimin mjekësor.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave si ka ndodhur shpërthimi i bombolës së gazit./BW
KOHA JONË SONDAZH

