Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, dy persona mbërrijnë në urgjencën e spitalit

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Durrës. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajon Durrës për të marrë trajtim mjekësor.

Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mbetet e paqartë nëse ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë.

Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SHKARKO APP