Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Elbasan

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të hënë në një byrektore në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ngjarja u regjistrua rreth orës 11:20 pranë poliklinikës së specialiteteve dhe drejtorisë së policisë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka patur të lënduar, por mësohet se kanë shpëtuar mrekullisht punonjësit e byrektoret dhe kalimtarët e rastit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, Policia dhe zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?