Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar mesditën e kësaj të marte në Durrës, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Policia bën me dije se rreth orës 14:45, në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.
Si pasojë e shpërthimit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente).
“Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyr një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.
Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jahstë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.