Shpërthen bombola e gazit në qendrën shëndetësore, plagoset infermierja

Një infermiere mbeti e plagosur në qendrën shëndetësore të qytetit të Bilishtit, si pasojë e shperthimit të bombolës së gazit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00.

E plagosur mbeti shtetasja S.P, rreth 60 vjeç, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Bilishtit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se bombola e gazit përdorej për ngrohjen e ambjentit në qendrën shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?