Shpërthen bombola e gazit, plagoset rëndë punëtori

Një bombël gazi ka shpërthyer disa minuta më parë në një prej gomisterive të qytetit të Durrësit. Si pasojë ka mbetur i pagosur rëndë një punonjës.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ka marrë edhe ndihmën e parë. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij shpërthimi.

SHKARKO APP