Shpërthen bombola e oksigjenit brenda spitalit Covid në Turqi, humbin jetën 9 pacientë. Pamje të rënda
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, teksa një bombol oksigjeni ka shpërthyer në një spital Covid. Mediet turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Spitalin Universitar SANKO Covid-19, në Gazinetp, ku kanë humbur jetën tragjikisht 9 pacientë.
Shpërthimi është regjistruar rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm, me orën lokale, ku fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 9 pacientë, ndërsa 10 të tjerë janë transferuar në spitale të tjera.
Siç raportojnë mediet e huaja, pacienti më i ri që ka vdekur nga shpërthimi ka qenë 56 vjeç, ndërsa më i moshuari 85 vjeç. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur të vërtetën.