Shpërthen bombola gazit në një banesë, komshiu ndërhyn për fikjen e zjarrit

Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në fshatin Rëmenj të Fierit ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në banesën e shtetasit F. T., ku ka shpërthyer një bombol gazi, e për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?