Shpërthen bombola në banesë, plagosen nënë e bir në Fier
Aktualitet E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 18:05
Nënë e bir mbetën të lënduar sot në Fier nga shpërthimi i një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në banesën e shtetasit M. Z në fshatin Libofshë, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi dhe si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi M. Z dhe nëna e tij.
Zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të vogla materiale.
Po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.