Shpërthen bombula e gazit në Durrës, një pjesë e shtëpisë shembet mbi 75 vjeçarin

Një bombul gazi ka shpërthyer në banesën e një 75-vjeçari mëngjesin e sotëm në Durrës.

Mësohet se pas shpërthimit, soleta e shtëpisë është shembur dhe ka rënë mbi 75-vjeçarin, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej i vetëm në shtëpi.

Për fat të mirë i moshuari, Fetah Baroti ka shpëtuar vetëm me disa lëndime, pasi është ndihmuar nga departamenti zjarrfikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?