Shpërthen në flakë makina në Durrës, shkak shkëndija elektrike

 

Një automjet është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit të Durrësit. Mësohet se mjeti tip “citroen” me targë AA 303 NH ishte në pritje në semafor në momentin që ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta dhe fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike në motorin e makinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët, ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet është krijuar trafik i rënduar për disa minuta./Report Tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?