Shpërthen në flakë një makinë, në autostradën Tiranë-Durrës

Në orët e para të ditës së sotme, një automjet është përfshirë nga flakët teksa po lëvizte në autostradën Tiranë-Durrës. Makina tip “Fiat Punto” me targë TR6955U ka shpërthyer në flakë, në kilometrin e 6-të të autostradës. Nuk ka pasur viktima pasi para shpërthimit shoferi ka zbritur kur pa flakët ndërsa më pas incicenti bllokoi trafikun në njërin kah të autostradës.   

Mjeti ishte në pronësi të shtetasit Hysen M dhe sipas hetimeve paraprake të policisë shpërthimi nga ndodhur nga zjarri, ku ka dyshime për një zjarrvënie të qëllimshme, por ngjarja po hetohet.

SHKARKO APP