Shpërthen në flakë pusi i naftës në Ballsh, 51-vjeçari merr plagë të rënda. Policia jep detajet e para

Stacioni i pompimit të naftës në Mallakastër është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Kashit.

Për pasojë ka marrë djegie të shkallës së rëndë një 51-vjeçar i identifikuar si Viktor Ballaj, i cili është dërguar me urgjencë në spital nga miqtë e tij.

Policia bën me dije se depoja e dekantimit të naftës mori flakë gjatë procesit të punës në tubacionin e furnizimit.

“Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

SHKARKO APP