Shpërthen një vatër zjarri në Nikël, izolohen flakët në fshatin Qinam

Dy vatra zjarri janë aktivizuar këtë pasdite të së premtes në zonën e Niklës. Një prej tyre është shfaqur në fshatin Qinam, ku flakët kanë qenë intensive.

Forcat zjarrfikëse të Kamzës kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë arritur të izolojnë vatrën, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, një tjetër vatër është raportuar në Greps, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Në terren vijon puna e forcave zjarrfikëse për neutralizimin e situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata po monitorohet, ndërsa ndërhyrja vijon për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?